Wenger: Jepini kohë Pepes!
Mesfushori të Arsenalit, Nicolas Pepe, duhet t’i jepet kohë pas transferimit të tij në Angli nga Lille për 80 milionë euro.
Ky është verdikti i trajnerit francez Arsene Wenger.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka shënuar vetëm 1 gol dhe 1 asistim deri tashti në Premier Ligë, raporton Indeksonline.
“Më pëlqen lojtari dhe mendoj që ka qenë një transferim i qëlluar. Ai nuk është pështatur ende totalisht dhe i duhet ende kohë. Duket sikur nuk po luan me lirinë e plotë sikur bënte në Francë”, ka thënë Wenger.
/Indeksonline/