75 Mall Live Search
21:16 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Wenger: Kam refuzuar oferta shumë të mira

Menaxheri francez Arsene Wenger vazhdon të jetë në pushim nga puna e trajnerit që nga vera e vitit të kaluar.

69 vjeçari gjatë kësaj periudhe ka punuar si analist në mediumin BeIN.

Wenger e pranon që ka pasur oferta për tu bërë trajner por nuk i ka pranuar.

“I kam refuzuar disa oferta shumë të mira ngase ende nuk jam gati” ka deklaruar Wenger.

Ky i fundit e ka drejtuar Arsenalin për 22 vite duke fituar 3 herë titullin e kampionit në Premier Ligë. /Indeksonline/