20:11 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / MSH

Wenger kthehet në Arsenal? Flet presidenti Arteta

Presidenti i Arsenalit, Mikel Arteta thotë se dëshiron të rikthejë në klub ish-trajnerin Arsène Wenger.

Madje, presidenti ka kontaktuar Wenger dhe të dy kanë biseduar për një rikthim të mundshëm.

72 vjeçari kishte trajnuar Arsenalin drejt tre titujve të Ligës Premierë si dhe ka fituar Kupën FA 7 herë gjatë qëndrimit të tij në kampin londinez.

Arteta kishte pasur fatin të luajë nën direktivat e Wenger dhe tani po planifikon që ta kthejë atë te Gunners, sepse e shikon si zgjedhjen e duhur për ekipin.

““Mendoj se ai do të kalonte një kohë të mirë vetëm duke parë mjedisin që mund të krijojë rreth tij kur është këtu për shkak të respektit, admirimit dhe dashurisë që të gjithë në klub kanë për atë që ka bërë, si dhe për atë që ai përfaqëson si person” kishte thënë Arteta për BBC.

Sipas tij, një rikthim i Wenger do t’i bënte mirë gjithë ekipit, rikthim ky në çfarëdo roli.

Arsenal ka qenë shtëpia e Wenger për 22 vite.