Wenger mund të bëhet përsëri trajner i Granit Xhakës, te Zvicra

Vladimir Petkovic u largua nga Zvicra për ta vazhduar karrierën në Ligue 1 në drejtimin e skuadrës së Bordoeaux.
Sipas gazetës zvicerane “Blick”, në krye të shtabit teknik zviceran mund të vij ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger.
71 vjeçari nuk ka drejtuar asnjë skuadër që pas largimit nga Londra dhe shumë lehtë mund të bindet që të marr drejtimin e Zvicrës.
Wenger ka punuar më parë edhe me kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka sa ishte pjesë e Arsenalit. /IndeksOnline/