16:54 / E Hënë, 18 Janar 2021 / A. A

Wenger: Ozil ka pasur gjithmonë lidhje të fortë me Turqinë

Arsene Wenger e ka komentuar transferimin e Mesut Ozil në Fenerbahçe.

Trajneri francez që e kishte transferuar Ozilin te Arsenali në vitin 2014, ka thënë se Superliga e Turqisë do të përfitojë popullaritet pas ardhjes së futbollistit gjerman me prejardhje turke.

“Turqia është me fat që ka transferuar një lojtar të tillë. Ozil është transferimi më i madh në afatin kalimtar të janarit. Fenerbahçe është në pozicion të mirë në ligë dhe mendoj se Ozil do të jetë pjesa e munguar e mozaikut. Gjithmonë e kam parë që Ozil ka lidhje të forta me Turqinë, kam takuar familjen e tij, agjentin dhe babain kur ai erdhi te ne. Ai do të jetë një aset shumë i madh dhe do të shtojë interesimin për ligën e Turqisë” deklaroi Wenger për BeIN.

Arsenali do të kursejë 9 milionë euro pasi shkëputi kontratën me Ozilin.

/Indeksonline/