75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Wenger rrëfen historinë kur Mbappe gati sa nuk firmosi me Arsenalin

Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur në beIN Sport për formën fantastike të sulmuesit francez, Kylian Mbappe.

Wengeri tregoi po ashtu historinë qysh Mbappe ishte në prag të trasnsferimit në “Emirates”, shkruan IndeksOnline.

“Isha në shtëpinë e tij. Ai ishte i pasigurt rreth të së ardhmes. Ai ka mundur të vinte tek Arsenali falas. Por, ai vendosi të qëndronte në Monaco. Unë e kuptova, sepse ai aty ishte shkolluar, aty ishte rritur”, ka thënë Wengeri.

Mbappe bëri një paraqitje fantastike të martën, duke shënuar 3 gola në fitoren e PSG-së 4 me 1 ndaj Barcelonës në UEFA Champions League./IndeksOnline/