Wenger: Salah mund të bëhet si Messi, nëse s’tregohet egoist
Ish-trajneri i topçinjve, Arsene Wenger, beson që ylli i Egjiptit ka potencial të madh, mirëpo nuk duhet të tregohet egoist para golit.
Sipas tij, Salah mund të behët ende me i mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Tekniku francez mendon se egjiptiani duhet të shënojë me pak gola dhe të pasojë me shumë të bashkëlojtarët.
Ai tha se sulmuesi ka po të njëjtin potencial si Messi, pasi mund të shënojë deri në 20 gola në sezon, transmeton KosovaPress.
“Mund të shënojë 20 gola në sezon. Është njësoj si Messi. E shoh si sulmues të njëjtë, mirëpo Messi e pason topin në fund të aksionit, ndërsa Salah mundohet ta përfundojë vetë. E pëlqej shumë, ka potencial të madh”, deklaroi ai.
Wenger, gjithashtu e krahasoi brazilianin, Firminon me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.
“Keni harruar lojtarin i cili sakrifikon me shumë, i cili është Firmino. Si Suarez që bëri për Messin dhe Neymarin. Firmino punon për ekipin, punon për të gjithë dhe ata shkëlqejnë. Lojtar i tillë është vështirë për t’u gjetur”, përfundoi ai.