75 Mall Live Search
14:56 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Wenger: Vieira do të jetë trajner i Arsenalit

Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger ka pasur lidhje të veçantë me francezin Patrick Vieira.

Ky i fundit i takoj gjeneratës së artë të londinezëve kur dominonin futbollin anglez në vitet 2003-04.

Sipas trajnerit Wenger, Vieira do të jetë trajner i Arsenalit.

Viera tani është në Francë te skuadra Nice, ndërsa më parë kishte kaluar një periudhë të mirë me New York Cityn në MLS.

“Ai është elegant dhe karizmatik. Një ditë e shoh si trajner të Arsenalit” deklaroi Wenger. /Indeksonline/