Wenger zgjedh skuadrën e re brenda këtij muaji, katër oferta i ka në tavolinë
Arsene Wenger pritet të vendos përfundimisht skuadrën e re brenda këtij muaji. Ish-trajneri i Arsenalit ka katër oferta në tavolinë të cilat është duke i shqyrtuar.
Asnjëra nga këto oferta nuk është nga Premierliga, ndërsa njëra nga to është nga një përfaqësuese. Jo zyrtarisht mësohet se njëra nga skuadrat e interesuara është PSG.
Mbetet të shihet nëse në mesin e skuadrave të interesuara janë edhe Bayern, Milan e Real Madrid, ashtu siç kanë raportuar disa media muaj më parë.
Wenger pritet të njoftojë futbolldashësit në fund të muajit se për cilën skuadër ka vendosur të vazhdojë karrierën e trajnerit./Indeksonline/