Wengeri parashikon fituesin e Kupës së Botës 2026: Sulmin e kanë të frikshëm… kjo i bënë favoritë!
Trajneri i njohur i futbollit, Arsene Wenger ka folur për favoritin e Kupës së Botës 2026.
Sot hidhet shorti në Kampionatin Botëror që do të mbahet në vitin 2026, në Amerikë, Kanada dhe Meksikë, shkruan Indeksonline
Wenger, e sheh Francën si favorit dhe krejt kjo për shkak të sulmit të frikshëm që ka, me Mbappen-në, Doue-n dhe Dembele-n.
“Franca, duke parë sulmin është favorite për të fituar Kupën e Botës. Me Anglinë gjithashtu pretendente. Ndërsa shtetet nga Afrika dhe Azia mund të bëjnë befasi…”, shprehet Wenger
Ish-trajneri i Arsenalit thotë po ashtu se pjesëmarrja e 48 shteteve për herë të parë në Kupën e Botës, është numri ideal../Indeksonline/

