Werder Bermen veç me ‘letra’ është në Bundesligë

Skuadra e Werder Bermen është shumë afër rënies nga liga.
Ata sot u mposhtën nga ekipi i Mainz me rezultat 3:1, transmeton Indeksonline.
Gjasata për të arritur pozitën e barazhit janë tejet të vogla. Bermen për momentin ka 28 pikë, ku ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u zhvilluar.
Ata kanë dy pikë më pak se Dusseldorf që gjendën në pozitën e 16-të, apo të barazhit.
E vetmja mënyrë se si Werder mund të shpëtoj, është që Dusseldorf të pësoj humbje në ndeshjen e fundit kundër Union Berlin e në anën tjetër Bermen të fitoj.
Por, duke e par formën e dobët të Bermen, ata veç se mund të llogariten pjesë e Bundesliga 2./Indeksonline/
