Werder Bremen – Freiburg, Rashica startues i padiskutueshëm
Werder Bremen do ta pres në shtëpi ekipin e Freiburgut me fillim nga ora 15:30 në kuadër të Bundesligës.
Ekipi i reprezentuesit kosovar ka publikuar formacionin startues të kësaj ndeshje dhe aty s’kishte si të mungonte “raketa” e klubit, Milot Rashica.
Edhe pse Rashica po kalon formë të mirë, klubi i Werderit ka ngecur në pozitën e 12-të me 10 pikë./Indeksonline/
