Werder Bremen me urim special për Milot Rashicën

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka marrë njërin ndër lajmet më të mira të jetës, derisa në mesditën e sotme është bërë prind për herë të parë.
Miloti është bërë baba i një djali, i cili ka lindur këtë mesditë, shkruan Indeksonline.
Një urim, ylli kosovar e ka marrë edhe nga klubi i tij, Werder Bremen që ka shkruar “dy fjalë” për të në rrjetet sociale.
“Urime Milot Rashica dhe Belkiz”, shkroi klubi i Werderit.
Milot Rashica është lojtari më i mirë i klubit gjerman por për të ka kërkesa shumë të mëdha nga klubet e njohura. /IndeksOnline/
Eine neue ? in der #Werder-Familie! Herzlichen Glückwunsch, Belkiz und @milotrashica!? pic.twitter.com/dxK6X2mRxT
— SV Werder Bremen (@werderbremen) May 19, 2020