75 Mall Live Search
21:22 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Werder Bremen nuk i ka punët mirë financiarisht, a do ta shesë Rashicën për të balancuar buxhetin?

Në fund të nëntorit Werder Bremen do të mbledh të gjithë aksionarët për mbledhjen gjenerale, ku diskutohet për periudhën një vjeçare 1 korrik 2018 – 30 qershor 2019.

Aktualisht gjendja financiare e klubit nuk është e mirë dhe mënyra më e mirë për të rregulluar bilancin është shitja e futbollistëve, shkruan Weser-Kurier, transmeton Indeksonline.

Drejtori i klubit, Frank Baumann, kishte deklaruar në gusht që klubi mund të shesë 2-3 futbollistë të përbërjes së parë.

Sipas gazetës gjermane, Bremen nuk e ka ndërmend të shesë Milot Rashicën, Davy Klaasen apo Maximilian Eggestein, të cilët kanë çmime më të larta në treg.

Por po mendon të largojë Ludwig Augustinsson, Jiri Pavlenka dhe Yuya Osako.

Ndryshe, disa skuadra të njohura në Evropë kanë shprehur interesim për shërbimet e Milot Rashicës, që po kalon formë të lartë.  

/Indeksonline/