75 Mall Live Search
11:59 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Werder Bremen shpreson se Rashica do të jap shfaqje në ndeshjen e sotme

Skuadra e Werderit tani më si shumë herë të tjera prap shpresën e fitores e ka te futbollisti kosovar, Milot Rashica.

Werder Bremen do të luaj nga ora 15:30 kundër FC Koln dhe skuadra e Rashicës ka bërë një postim në të cilin tregojnë se kjo do të jetë ndeshja e fundit e Milotit për këtë vit, andaj shpresojnë se ai do të jap shfaqje në këtë ndeshje.

“Sot do të jetë hera e fundit që do të shohim Milot Rashica duke luajtur deri vitin e ardhshëm. Le të shpresojmë se ai do të bëjë një shfaqje!” thuhet në postimin e skuadrës gjermane.

Miloti po ashtu në ndeshjen kundër Bayernit kishte shënuar një gol fantastik./Indeksonline/.