15:27 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Werder Bremen uron përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Werder Bremen e ka uruar Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Efekti i paraqitjes së Milot Rashicës, ka bërë që gjigantët e Bundesligës të urojnë Kosovën.

“Urime dita e Pavarësisë, Kosovë”, ka shkruar Werder Bremen në rrjetet sociale.

Skuadra e Bundesligës nuk është parë të ketë uruar në këtë mënyrë futbollistët e tjerë të huaj siç ka ndodhur me Rashicën. /IndeksOnline/