75 Mall Live Search
23:41 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Werder Bremeni “bllokon” futbollistët, Rashica nuk do të grumbullohet me Kombëtaren

Skuadra e Werder Bremenit, ka “bllokuar” futbollistët e tyre për të luajtur në ndeshjet e nëntorit me Kombëtare.

Në mesin e këtyre futbollistëve të klubit gjerman do të jetë edhe sulmuesin i Kosovës, Milot Rashica, shkruan IndeksOnline
Sipas gazetës së njohur gjerman, “Kicker.de”, Werderi ka “bllokuar” futbollistët e tyre, pra kjo i bie që Milot Rashica nuk do të mund të grumbullohet për ndeshjet e nëntorit që Kosova zhvillon miqësoren kundër Shqipërisë dhe takimet ndaj Sllovenisë e Moldavisë.

Në anën tjetër FIFA, ka vendosur që t’i lejoj klubet që të bllokojnë futbollistët e tyre, e kjo ide vjen si shkak i pandemisë.