Werderi i Rashicës nuk këndellet, pëson humbje edhe nga Wolfsburg

Wolfsburg ka shënuar fitore kundër Werder Bremen, në ndeshjen nw kuadwr tw Bundesligës e cila është zhvilluar në WWserstadion.
Golin e vetëm dhe të fitorës për Wolfsburgun e shënoi Wout Weghorst në minutën e 82-të të ndeshjes, transmeton IndeksOnline.
Ai arriti t’ia siguroj tre pikët e radhës Wolfsburgut pas një realizimi me kokë.
Kujtojmë që në këtë ndeshje, Milot Rashica nuk është paraqitur fare për Ëerderin, pasi mungoi shkaku i një lëndimi.
Support von der Tribüne: @milotrashica unterstützt das Team heute trotz Verletzung im Stadion! #Werder | #svwwob pic.twitter.com/iEAduUlf4L
— SV Werder Bremen (@werderbremen) June 7, 2020
Pas kësaj disfate, e 17-ta nga 30 ndeshje deri tani këtë sezon, Werderi i Rashicës ngel në pozitën e parafundit në Bundesligë me gjashtë pikë më pak se vendi i 15-të, i fundit që siguron qëndrimin në elitë – katër ndeshje para përfundimit të sezonit. ./IndeksOnline/