18:14 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Werderi po “shkrihet” pas Rashicës, ja postimi special për kosovarin

Milot Rashica po vazhdon formën e lartë këtë sezon si me kombëtare ashtu edhe me ekipin gjerman, Werder Bremen.

Së fundmi, ai ishte protagonist në fitoren e Werderit në kuadër të Kupës së Gjermanisë duke shënuar një eurogol.

Ai po lavdërohet tej mase nga klubi, madje një postim i fundit tregon se ekipi gjerman po “shkrihet” pas reprezentuesit kosovar.

Duke përmendur statistikat brilante të tij në Kupë (shënoi në pesë ndeshje rresht, vendosi rekord të ri të klubit dhe u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes), Bremen shtoi edhe shprehjen interesante:

“Është botë e Milot Rashicës, ne vetëm jetojmë në të.”