Werder Bremenit, Rashica po i largohet, Zhegrova po i bashkohet

Mediumi gjerman 90min.de ka shkruar në lidhje me largimin e Milot Rashicës nga skuadra gjermane, Ëerder Bremen dhe gjetjen e një zëvendësuesi të tij.
Në mesin e zëvendësuesvë bën pjesë edhe futbollisti kosovar Edon Zhegrova, transmeton IndeksOnline.
Në këtë artikull tregohet që Zhegrova është bashklojtar i Rashicës te Kosova dhe ka bërë debutimin e tij në kombëtare në moshën 18 vjeçare.
Kurse sipas këtij medium vlera e Zhegrovës në tregun e transferimeve është 1.3 milionë euro.
Përveq Zhegrovës në këtë artikull janë treguar të paktën edhe 5 futbollist të tjerë të cilët mund të jenë zëvendësuesit e Milot Rashicës nëse ai largohet nga Werder Bremen./IndeksOnline/.