09:11 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Werner i pakënaqur tek Chelsea

Sulmuesi Timo Werner mund të largohet nga Chelsea, transmeton Indeksonline.

Gjermani e sheh si mundësi largimin nga Stamford Bridge nëse nuk ka më shumë minuta në këmbët e tij.

Werner u transferua tek Chelsea verën e vitit të kaluar, por pati mjaft vështirësi për t’u adaptuar teksa skuadra e tij fitoi Champions Ligën.

Blutë tani kanë transferuar sulmuesin belg Romelu Lukaku i cili ka bërë që minutat për Werner të reduktohen edhe më tepër.