75 Mall Live Search
20:42 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Werner tregon se nuk e zgjodhi Chelsean për para

Sulmuesi gjerman, Timo Werner, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Chelsea-t të Londrës.

Për futbollistin që spikati në Bundesligë në radhët e Leipzigut pati interes edhe nga Liverpooli, por blutë e Londrës ishin më konkretë me ofertën e tyre.

Vetë Werner, në një prononcim të fundit, sqaroi pse vendosi të firmoste me Chelsea-n.

“Ishin disa klube të rëndësishme që luftonin për mua. Oferta e Chelsea-t ishte më e mirë për mua, për mënyrën sesi luaj dhe për për karrierën tim”, tha fillimishti ai.

Shumë zëra e kanë akuzuar Wernerin se u tërhoq nga paratë e manjatit rus, Abramovic, por sulmuesi kundërpërgjigjet:

“Paratë kishin peshën më të vogël në vendimin tim. Në të kundërt, mund të kisha shkuar në Kinë”, përfundoi ai.