75 Mall Live Search
21:38 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / MSH

Wesley Clark nesër viziton Kosovën, Abdixhiku i ndan dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”

Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark, do të jetë nesër për vizitë në Kosovë.

Clark do të pritet nesër nga ora 09:00 nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën Dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.