75 Mall Live Search
19:26 / E Hënë, 07 Gusht 2023 / AR

West Ham dëshiron transfer të dyshes së United

West Ham ende janë duke dëshiruar dyshën e Manchester United, Harry Maguire dhe Scott McTominay, pavarësisht se arritën marrëveshje për blerjen e Edson Alvarez nga Ajax.

Skuadra nga Londra Lindore janë pranë transferit të Alvarez nga Ajaxi, për rreth 32 milionë funte për këtë mesufshor.

Por, sipas asaj që thekson The Guardian transmeton GazetaExpress, David Moyes dëshiron edhe dyshen e United, Maguire dhe McTominay, të cilët konsiderohet tepricë në skuadrën e Erik Ten Hag.

West Ham tashmë kanë një ofertë të refuzuar nga United për Maguire dhe raporti thotë se ata janë duke përgatitur një ofertë pako për këtë dyshe në vlerë prej 63 milionë euro.

Moyes dëshiron të blejë më shumë lojtarë pasi që shiti Declan Rice të Arsenali derisa Gianluca Scamacca është rrugës së ritkhimit në Serie A para se të fillojë sezoni i ri.