West Ham fiton me përmbysje ndaj Tottenhamit

West Ham ka arritur të fitoj me përmbysje si mysafire e Tottenhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Premierligës.
Derbi londinez përfundoi me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.
Tottenhami e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin e Cristian Romeros në minutën e 17-të.
West Ham arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 52-të, me golin e Jarrod Browen.
Golin e fitores për skuadrën mysafire e shënoiWard-Prowse në minutën e 74-të.
Me këtë fitore, West Ham shkon në kuotën e 24 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë, ndërsa Tottenhami ka tre pikë më shumë dhe ndodhet në pozitën e pestë në tabelë./IndeksOnline/