75 Mall Live Search
23:35 / E Enjte, 11 Maj 2023 / Gj. Sh

West Ham fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Az Alkmaar

West Ham e ka fituaar ndeshjen e parë ndaj Az Alkmaarit në gjysmëfinale të Conference League.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Az Alkmaar ishte skuadra e parë e cila kaloi në epërsi me golin e Tijjani Reijnders, në minutën e 41-të.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1, ndërsa West Ham arriti të përmbyste rezultatin në pjesën e dytë.

Said Benrahma barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 67-të, ndërsa nëntë minuta më vonë Michail Antonio shënoi golin e fitores për West Hamin./IndeksOnline/