West Ham konfirmon largimin e Declan Rice, mediat angleze zbulojnë klubin e ri

Declan Rice më shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e West Hamit për sezonin e ardhshëm.
Skuadra angleze ka hequr fanellat e Rice nga dyqani i tyre i shitjeve online, shkruan IndeksOnline.
Fanella me numrin 41 e mesfushorit nuk shihet askund në dyqanin online të Hammers.
Sipas mediave angleze, kjo lëvizja nga ana e West Ham është një konfirmim se kanë pranuar ofertën e Arsenalit prej 105 milionë funtave./IndeksOnline/
