75 Mall Live Search
19:32 / E Hënë, 06 Maj 2024 / FR

West Ham ndan rrugët me trajnerin David Moyes

David Moyes do të largohet nga skuadra e West Hamit pas përfundimit të sezonit.

Lajmin është konfirmuar nga klubi anhlez, ku kanë arritur marrëveshje të dyanshme për të përfunduar kontratën në verë, shkruan IndeksOnline.

61-vjeçari u rikthye në krye të West Hamit gjatë viti 2019, ku klubi ishte  në rrezik për të rënë nga elita e futbollit anglez.

Moyes arriti që për tre sezone radhazi ta dërgoj skuadrën e tij në garat evropiane, derisa vitin e kaluar arriti ta fitonte edhe titullin e Conference League, trofeu i parë i madh për West Hamin në 43 vjet./IndeksOnline/