West Ham synon Nuno Espirito Santo për të zëvendësuar Graham Potter

Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, drejtuesit e West Ham United kanë nisur të shqyrtojnë alternativa për pankinën, dhe emri më i lakuar aktualisht është ai i trajnerit portugez, Nuno Espirito Santo.
Sipas raportimeve nga ”talkSPORT”, Nuno është në listën e ngushtë të klubit si zëvendësues i mundshëm për Graham Potter, i cili nuk ka arritur të sjellë rezultatet e pritura në javët e para të kampionatit, shkruan IndeksOnline.
Nuno Espirito Santo aktualisht është i lirë pas largimit nga Nottingham Forest dhe njihet për eksperiencën e tij në Premier League, ku ka drejtuar më parë skuadrat si Wolves dhe Tottenham Hotspur.
Nga ana tjetër, presioni ndaj Potter po rritet ndjeshëm, ndërsa West Ham ka shfaqur paqëndrueshmëri në rezultate dhe në lojë, çka ka bërë që drejtuesit të kërkojnë ndryshim të mundshëm në stol.
Mbetet për t’u parë nëse Nuno do të pranojë një rikthim në futbollin anglez dhe nëse West Ham do të veprojë konkretisht në ditët në vijim./IndeksOnline/