75 Mall Live Search
13:02 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

West Hami zyrtarizon transferimin e sulmuesit spanjoll

West Ham Unitedi ka zyrtarizuar transferimin e Adama Traores.

Sulmuesi spanjoll është transferuar nga Fulham, si agjent i lirë dhe do të jetë pjesë e ‘’Hammers’’-ave deri në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.

30-vjeçari gjatë prezantimit tha se është i lumtuar që është bashkuar me skuadrën e West Ham Unitedit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, shumë i lumtur që do ta ndihmojë ekipin sa më shumë që mundem dhe do të tregoj cilësinë tim. E kam parë West Hamin për një kohë të gjatë. Është një klub i madh, një bazë tifozësh masive. E kam parë që kur isha i vogël, kur pashë një film për West Hamin. I di tifozët dhe sa shumë pasion kanë.

Mentaliteti im është gjithmonë të bëj më mirë. Është gjithmonë të përmirësohem si lojtar, të ndihmojë ekipin sa më shumë që të mundem dhe gjithmonë them, nëse jam i njëjti person si dje, është një ditë e humbur.

Më pëlqejnë sfidat. Mendoj, sigurisht, se duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje. Dhe kjo është ajo që do të bëjmë, të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Mendoj se gjithçka vjen nga besimi. Dhe besoj se do ta arrijmë atë që kërkojmë”, ka deklaruar Adama Traore./IndeksOnline/