15:38 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / Blerim

West Hami e ndal Manchester Cityn!

Manchester City nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te West Ham, në kuadër të xhiros së gjashtë të Premierligës.

Skuadra e David Moyes ka ndalur në barazim 1:1 Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Michail Antonio me një super gol në minutën e 18’, kaloi në epërsi 1:0.

Në pjesën e dytë, Guardiola vendosi që në vend të Sergio Agueros të inkuadrojë të riun Phil Foden.

Pikërisht Foden në minutën e 51’, barazoi rezultatin në 1:1.

Pas gjashtë xhiros, City numëron tetë pikë dhe renditet në vendin e 11.