West Hami eliminon Sevillën, vazhdon ëndrrën për titull evropian

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës angleze West Ham United dhe asaj spanjolle Sevilla, ku nikoqirët kanë shënuar fitore dhe kanë siguruar kualifikimin tutje për në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara, West Hami e ka mposhtur me rezultat 2:0 skuadrën e Sevillas.
Fillimisht, ishte mesfushori Thomas Soucek ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke shënuar në minutën e 39’ për 1:0, kurse fitoren e West Hamit e vulosi Yarmolenko në minutën e 112’ të vazhdimeve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë, në “Ramon Sanchez Pizjuan” përfundoi me rezultat 1:0 në favor të Sevillas, kurse me fitoren e sotme 2:0 të West Ham, me rezultat të përgjithshëm 2:1, skuadra angleze kalon tutje për në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të West Hamit.