75 Mall Live Search
19:29 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / C E

West Hami ia bën ‘sefte’ Liverpoolit sivjet

Liverpooli ka psësuar humbjen e parë këtë sezon në Premierligë.

Reds janë mposhtur nga West Hami me rezultat 3-2 në ndeshjen e javës së 11-të të ligës angleze.

West Hami kaloi në epërsi në minutën e katërt pas një gabimi të portierit Alisson që e dërgoi topin në rrjetën e vet.

Katër minuta para fundit. Alexander-Arnold barazoi rezultatin.

West Hami kaloi në epërsi përsëri në pjesën e dytë me golin e shënuar nga Fornals në minutën e 67-të.

Golin e tretë e realizoi Zouma në minutën e 74-të.

Origi shënoi për Liverpoolin në minutën e 83-të por nuk mjaftoi për të dalë të pamposhtur edhe nga kjo sfidë.

West Hami ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 23 pikë derisa Liverpooli është në vendin e katërt me 22 pikë. /IndeksOnline/