12:49 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

West Side Family paralajmrojnë projektin e ri

Grupi i mirënjohur, West Side Family është gati ta sjellë edhe një projekt të ri, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar anëtari i grupit Armir Shahini apo i njohur me nofkën Xhiku i Vogël. Ai postoi në Instagram një video të shkurtër me disa sekuenca nga videoklipi.

Gjatë verës West Side Family publikuan këngën “Komshia” që pati sukses të madh duke arritur të marrë me miliona klikime. Po ashtu arriti të hynte në top listat italiane.

Që nga vdekja tragjike e anëtarit të grupit Dr.Flori, grupi ka arritur të publikoj dy këngë./Indeksonline/