17:25 / E Diele, 17 Prill 2022 / C E

Westwood del me barrelë nga fusha e lojës, shpërthen në lot lojtari i West Ham

Në ndeshjen mes West Ham dhe Burnley, në minutën e 22-të të gjithë të pranishmit u shqetësuan pasi lojtari i Burnley, Ashley Westwood, u dëmtua rëndë në një duel me Nikola Vlasic.

Menjëherë stafi mjekësor hyri në fushën e lojës, ndërsa mendohet se Westwood mund të ketë thyer këmbën. Ai doli nga fusha e lojës me barelë.

Duke parë dëmtimin e rëndë që i shkaktoi kundërshtarit, Vlasic shpërtheu në lot, ndërsa shokët e ngushëlluan lojtarin e West Ham.

Sfida vazhdon të jetë 1-1 mes dy ekipeve, teksa luhen minutat e fundit të saj.