08:49 / E Martë, 25 Tetor 2022 / AR

WhatsApp planifikon një veçori që përdoruesit do ta adhurojnë

Pasi avatarët Bitmoji të Facebook pushtuan Instagram dhe Messenger, tashmë janë nisur drejt WhatsApp.

Sipas WABetaInfo, WhatsApp ka lançuar mbështetjen për avatarët e përshtatur në versionin e fundit eksperimental 2.22.23.9 për Android dhe vetëm për disa përdorues.

Ata që kanë akses në këtë funksionalitet do të shohin një kategori të re “Avatar” në menunë e cilësimeve të cilin mund ta përshtatin me një version dixhital të vetvetes.

Njëlloj si në aplikacionet e tjera të Meta, WhatsApp do të gjenerojë një pako afishat me avatarin në poza të ndryshme që përdoruesit mund ta përdorin për tu shprehur në mesazhe me miqtë dhe familjen.

WABetaInfo vuri re funksionalitetin e ri muajin e kaluar po tani po testohet nga përdoruesit. Nuk është e qartë nëse WhatsApp do të lançojë funksionalitetin për të gjithë përdoruesit Android apo kur ka në plan ta sjellë edhe në iOS.

Meta prezantoi avatarët për herë të parë në Messenger dhe kohështrirjen e Facebook në 2019-ën ku përdoruesit mund ti dërgonin në komente dhe histori në fillim të 2020.

Në fillim të këtij viti kompania ju dha këtyre avatarëve një pamje 3D dhe përdoruesit mund ti shtonin në postimet e tyre në kohështrirje, në profilin e Facebook dhe historitë e Instagram. /PCWorld Albanian