09:02 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“When i see you again” këndohet në Stapless Center për të kujtuar Kobe Bryant

Është zhvilluar ndeshja e parë e Los Angeles Lakers pas vdekjes së legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Tifozët dhe ekipi i LA Lakers kishin përzgjedhur mënyra të ndryshme për të kujtuar ish-yllin e skuadrës i cili u shpall 5 herë kampion në NBA, shkruan Indeksonline.

Para fillimit të ndeshjes Wiz Khalifa dhe Charlie Puth dhuruan emocion duke kënduan këngën e njohur “See You Again” në nderë të Kobe dhe të gjitha viktimave.

Legjenda e NBA vdiq të dielën në një përplasje me helikopter që vrau gjithsej nëntë  viktima , përfshirë  vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna./Indeksonline/