75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / L A

“WhoScored” publikon formacionin e vitit 2024 në La Liga

Webfaqja e njohur e statistikave, “Whoscored” ka publikur formacionin më të mirë të vitit 2024 në La Liga.

Në këtë formacion, dominon skuadra e Barcelonës me gjashtë lojtarë, Reali i cili ishte shpallur kampion në La Liga me vetëm dy, kurse skuadrat si Atletico Madridi, Girona dhe Mallorca nga një.

Në formacion bën pjesë Ter Stegen në portë, në mbrojtje Kounde, Raillo, Garcia dhe Gutierrez, në mesfushë dhe në krahë Bellingham, Yamal, Vinicius Junior, ndërsa sulmi përbëhet nga Lewandowski dhe norvegjezi Sorloth./IndeksOnline/