08:10 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

WhoScored vlerëson dobët futbollistët e Shqipërisë pas humbjes nga Skocia

Pas fitores impresive ndaj Izraelit në Elbasan, Kombëtarja e Shqipërisë zhgënjeu mbrëmë tifozët e saj në Glasgow.

Djelmoshat e Cristian Panuccit pësuan mbrëmë humbje dëshpëruese nga Kombëtarja e Skocisë në kuadër të grupit 1 në League C të Ligës së Kombeve.

Pjesëmarrsja e Kampionatit Evropian të vitit 2016 u mposhtë me rezultat, 0-2 nga Skocia, transmeton IndeksOnline.

Lojtari më i mirë i ndeshjes së djeshme u shpallë McGinn pas një paraqitje impresive kundër Kombëtares shqiptare.

Nga ana tjetër, te Shqipëria, përkundër humbjes, futbollisti më i mirë te skuadra e Panuccit ishte Federik Veseli me notën, 7.2, ndërsa më i dobëti ishte mbrojtësi i krahut, Binaku me notën, 5.9.

Në përgjithësi, Skocia u vlerësua me notën, 7.01 për paraqitjen e djeshme, ndërsa Shqipëria me notën, 6.46./IndeksOnline/

Temat: