17:44 / E Enjte, 11 Mars 2021 / B O

Wieler: Në Gjermani ka filluar vala e tretë e COVID-19

Kryetari i Institutit Robert Koch (RKI), Lothar Wieler, tha se “Ka shenja të qarta. Vala e tretë në Gjermani ka filluar prej kohësh”.

Kryetari i Institutit Robert Koch (RKI), Lothar Wieler, njoftoi se në Gjermani ka filluar vala e tretë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton AA.

Në një deklaratë në Shoqatën e Gazetarëve të OKB-së në Gjenevë, Wieler tha se “Ka shenja të qarta. Vala e tretë në Gjermani ka filluar prej kohësh”.

Wieler, bëri të ditur se është i shqetësuar shumë për shkak të valës të tretë dhe kërkoi që masa mbrojtëse të zbatohen rreptësisht pavarësisht vaksinimit.

Wieler, informoi se 80 për qind e Gjermanisë do të jetë vaksinuar në vjeshtë nëse nuk del ndonjë problem për prodhimin ose logjistikën dhe se falë kësaj mund të fitohet imunitet kundër virusit. “Por në një situatë të tillë Gjermania mund të heqë të gjitha masat”, shtoi Wieler.

Në 24 orët e fundit 321 vdekje

Sipas një deklarate nga RKI, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 321 raste të vdekjes, me çka numri i viktimave është rritur në 72.810.

Po ashtu me 14.356 raste të reja me COVID-19 numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 2.532.947.

Në Gjermani 5 milionë e 756 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa 2 milionë e 675 mijë të tjerë dozën e dytë.