75 Mall Live Search
09:30 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / Gj. Sh

Wijnaldum i ofrohet Milanit

Holandezi, Georginio Wijnaldum, nuk është në planet e trajnerit të PSG-së, Christophe Galtier, për sezonin e ri.

Raportohet se agjentet e futbollistit i kanë ofruar skuadrës së Milanit shërbimet e Wijnaldum, transmeton Indeksonline.

Holandezi verën e kaluar u transferua nga Liverpuli te PSG, por që nuk ishte vendimtar si në skuadrën e Klopp.

Wijnaldum pati 38 paraqitje në të gjitha garat te PSG duke shënuar 3 gola në sezonin e kaluar./Indeksonline/