75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Wijnaldum në Bayern? Flet agjenti i futbollistit

Georginio Wijnaldum (30-vjeçari) do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

Mesfushori i Kombëtares së Holandës mund të transferohet te Bayern Munchen në afatin veror të  transferimeve, shkruan IndeksOnline

Në ‘Sport1’ ka folur agjenti i lojtarit Humphry Nijman.

“Wijnaldum është një transfer i lirë dhe ai do t’i lë hapur të gjitha opsionet. Bayerni është një klub i madh. Nëse jeni të interesuar për të, ndjehuni të lirë për të biseduar me ne”, ka thënë agjenti i futbollistit.

Gjatë këtij sezoni mesfushori holandez ka zhvilluar rreth 37 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola./IndeksOnline/