Wijnaldum pranë kalimit në Serie A

Georginio Wijnaldum do të largohet nga PSG-së. Ylli holandez ka shprehur dëshirën e tij të bashkohet me Romën. Tiago Pinto ka nisur bisedimet me PSG-në dhe duket se nuk do të ketë pengesa për këtë transfer.
Për të mbyllur marrëveshjen është thelbësore që Paris Saint Germain të paguajë 50 për qind të pagës së lojtarit, i cili aktualisht fiton mbi 8 milionë në sezon.
Mesfushori kishte qenë një hap larg Romës në vitin 2016, por në fund Liverpooli i ndryshoi mendjen.
Lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën që një ditë të kalojë në Serie A.
Dhe mundësia për të punuar me Mourinhon është një nxitje edhe për të.
Mourinho i ka garantuar titullarit në formacionin e Romës dhe kjo është arsyeja që po e bindë mesfushorin./Indeksonline/