Wijnaldum zyrtarizohet në Arabi, bashkohet me dyshen e Liverpulit

Georginio Wijnaldum është futbollisti i radhës i cili është transferuar në Arabi.
Mesfushori holandez është zyrtarizuar si futbollist i skuadrës Al-Ettifaq, shkruan IndeksOnline.
32-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Wijnaldum sezonin e fundit ishte i huazuar te Roma, ndërsa pas rikthimit te PSG, klubi francez vendosi ta largoj përfundimisht.
Ai tashmë do të bashkohet me ish-kapitenin dhe shokun e tij te Liverpuli, Jordan Henderson, ndërsa do të udhëhiqen nga Steven Gerrard./IndeksOnline/