14:03 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Wikileaks: Assange, viktimë e përpjekjeve të akterëve të fuqishëm, përfshirë CIA-n

Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange është arrestuar pas shtatë vjetësh qëndrimi në ambasadën e Ekuadorit në Londër, thotë policia e Mbretërisë së Bashkuar.

Organizata ndërkombëtare jofitimprurëse Wikileaks, themeluesi i së cilës Julian Assange është arrestuar sot në Londër, ka akuzuar “akterë të fuqishëm”, përfshirë CIA-n për “përpjekje të sofistikuara” që të arrestojnë dhe de-legjitimojnë Assange.

Wikleaks postoi një fotografi të Assange në llogarinë e tij në Twitter duke shkruar se “ky njeri është një bir, një baba dhe një vëlla”, që ka fituar dhjetëra çmime gazetarie dhe u propozua për Çmimin Nobel për Paqe çdo vit që nga viti 2010.