75 Mall Live Search
18:56 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Wilder fajëson veshjen për humbjen ndaj Furyt, i peshoi 20 kg

Mëngjesin e së dielës, Tyson Fury u bë kampion Bote në ËBC pasi mposhti Doentay Wilderin me nokaut teknik në rundin e shtatë.

Bokseri amerikan për këtë humbje e ka fajësuar uniformën e tij, me të cilën është futur në skenë para meçit.

Sipas tij, trupi i është lodhur pasi veshja interesante i ka peshuar hiq më pak se 20 kilogram dhe e ka mbajtur në trup për gjysmë ore.

“Uniforma ishte shumë e rëndë. Kam paguar një çmim mjaft të lartë për të”, tha Wilder për ” ESPN “.

“Këmbët e mia ishin të dobëta sepse uniforma ishte aq e rëndë. E kisha atë në një çerek ore para se të dilja, pastaj vura dhe helmetën. Me shëtitjen në unazë dhe ngjitja shkallët lart atje, ishte si një trajnim për këmbët e mia”, u arsyetua ish-kampioni i Botës.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se shumë shpejt mund të ketë një ndeshje të tretë në mes të Wilder dhe Furyt. /IndeksOnline/