75 Mall Live Search
12:06 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Wilder fitoi trefish më shumë para se Ortiz, ja shifrat marramendëse

Deontay Wilder ka ruajtur titullin e tij në peshë të rëndë në WBC me një fitore nokaut ndaj Luis Ortiz.

Wilder lëshoi një të djathtë direkte në Ortizin duke e vulosur fitoren e tij.

Ndeshja u zhvillua në Las Vegas, ndërsa për gjashtë raundet e para dominoi Ortiz, por në atë të shtatin, Wilder kreu punën.

40-vjeçari nuk qe në gjendje të ngrihet në këmbë me kohë dhe Wilder triumfoi me nokaut.

Derisa, sipas Forbes, amerikani i fitoi rreth 20 milionë dollarë, Ortiz i fitoi rreth 7 milionë dollarë nga kjo përballje./Indeksonline/