13:16 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Wilder ia plotëson kërkesën Joshuas, i ofron 50 milionë euro (Video)

Kampioni botëror i peshave të rënda i WBC, Deontay Wilder  pretendon se i ka ofruar Anthony Joshuas (kampion i ËBA, ËBO dhe IBF) 50 milionë euro për duelin e famshëm.

Britaniku ishte i qartë në një intervistë disa javë më parë duke i kërkuar një shumë të hollash për ta realizuar këtë meç:

“Nëse Wilder më jep 50 milionë më parë, unë do ta luftoj atë “, kishte thënë Joshua, shkruan indeksonline.

Boksieri amerikan tashmë si duket e ka pranuar kërkesën e tij duke pretenduar se i ka dërguar palës britanike një “e-mail”.

“Anthony, merri njerëzit e tu Eddie dhe Barry Hearn dhe kontrolloni emailin tuaj. Unë kam diçka të veçantë për ju. Të gjitha paratë janë në qese. Kështu që unë shpresoj se ju jeni një njeri i fjalës (përfshin video në të cilën Joshua kërkon 50 milionë), shihemi së shpejti”, ka thënë Wilder përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Anthony Joshua (21-0, 20 KO) dhe Deontay Wilder (40-0, 39 KO) për momentin janë boksierët më të mirë në qarkullim dhe fituesi i një dueli të mundshëm në mes tyre do ta “krijonte” një Kampion të pa diskutueshëm të Botës. /IndeksOnline/

Temat: