23:22 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Wilder – Ortiz, mësoni orën e meçit dhe kanalet që e transmetojnë

Boksieri i njohur Wilder do të ngjitet në ring sonte për t’u përballur me Ortiz.

Meçi mes Deontay Wilder dhe Luis Ortiz është i vlefshëm për titullin kampion të WBC-së për pesha të rënda.

Të dy boksierët kanë një karrierë shumë të pasur. Asnjëri nuk njeh humbje në ring dhe kjo na lë të kuptojmë se na pret një super meç.

Në 39 meçet e zhvilluara Wilder ka fituar të gjithë, ku 38 prej tyre me K.O.

Ndërsa Ortiz ka zhvilluar gjithsej 28 meçe, në të cilat ka 28 fitore me 24 K.O.

Ja disa informata që nuk duhet t’i humbni për këtë meç:

  • Meçi zhvillohet në Barclays Center, Brooklyn, sonte me 3 mars.
  • Dueli mes Wilder dhe Ortiz pritet të startojë të dielën në mëngjes me fillim nga ora 05:00
  • Sky Sports dhe Sky Sports Action e transmetojnë duelin. /IndeksOnline/