Wilder rikthehet në ring me 15 tetor

Deontay Wilder do të rikthehet në ring përsëri me 15 tetor. Ai do të ngjitet në ring për herë të parë që nga humbja e meçit të tretë nga Tyson Fury.
Boksieri amerikan do të ndeshet me atë finlandez, Robert Helenius në Barclays Center të Brooklyn më 15 tetor.
Megithatë, sipas raportimeve të fundit, Wilder po mendon më shumë përtej kësaj sfide, atje ku ka emra si Anthony Joshua e Oleksandr Usyk në listën e ngushtë të dëshirave për t’u ndeshur më pas.
Në rast se Joshua do të përballet me Furyn, atëherë emri i Usyk do të ishte më i përshtatshëm për meçin me amerikanin.